Lëkundje tërmeti u ndjenë pak më parë në Tiranë dhe rrethina. Lëkundja ka qenë e shkurtër por e fortë.
Nga të dhënat paraprake mësohet se tërmeti pati një magnitudë 3.3 të shkallër Rihter dhe epiqendrën 30 kilometra në perëndim të Tiranës dhe 10 kilometra në veri-perëndim të Shijakut. Bëhet fjalë pikërisht për zonën e Hamallajt në Durrës.

Tërmeti pati një thellësi 10 kilometra, gjë e cila bëri që të ndjehet i fortë.
Shqipëria është lëkundur shpesh gjatë muajve të fundit nga tërmetet pasi dy të fuqishmëve të shtatorit dhe 26 nëntorit të vitit të shkuar.

Vijon..


