Pak kohë më parë, Stresi dhe Kejsi i dhanë fund marrëdhënies së tyre. Përmes një reagimi në Instagram, ajo la të kuptohej se shkak për ndarjen është bërë tradhëtia.
“Nëse tradhton dikë që është i gatshëm të bëjë gjithçka për ju, ju në të vërtetë keni tradhtuar veten nga besnikëria e vërtetë”, ka qenë kjo shprehja që ajo ka publikuar në Instastory.
Së fundmi, ajo ka publikuar një status në Instagram, dhe që në fakt duket si një mesazh për reperin, ku shkruan: “Koha do ta tregojë“.
Ai organizoi një festë të madhe, ndërsa ndau në rrjete sociale dhe momente me miqtë e tij. “Vetëm Zoti e di sa jam i gëzuar ”, shkroi Stresi krahas videos, por ajo që ra në sy ishte edhe mungesa e një urimi nga Kejsi, duke shtuar edhe më tej dyshimet për ndarjen e tyre. /abcnews.al