Real Madrid ka fituar pastër 2-0 kundër Mallorcas, duke rimarrë kreun e La Ligas. “Los Blancos” shënuan që në minutën e 19-të të takimit, me anë të Vinicius Junior.
Talenti brazilian mori një pasim nga Modric dhe u tregua i saktë përpara porte, duke i hapur udhë suksesit madrilen. Në pjesën e dytë, ishte radha për Sergio Ramos.
Kapiteni i Real Madrid ekzekutoi në mënyrë mjeshtërore një goditje dënimi në minutën e 56-të, duke mos i dhënë asnjë mundësi portieri rival. Ky gol, vendosi dhe rezultatin final të sfidës në 2-0. Fitore tepër e rëndësishme për djemtë e Zidane./abcnews.al