Gara në grupin B të Kategorisë së Dytë, është shumë e fortë dhe 22 gola u shënuan në duelet e sotme. Tre skuadra garojnë për vendin e parë, pozicion që mbahet nga Tomori. Ekipi beratas fitoi 1-3 në fushën e Memaliajt dhe kryeson renditjen me 49 pikë.
Po aq pikë ka edhe Albpetroli. Skuadra nga Patosi vuajti në shtëpi kundër Naftëtarit, por Xhoxhaj shënoi katër minuta përpara fundit dhe i dhuroi triumfin 2-1 vendasve. Në garë për t’u ngjitur në Kategorinë e Dytë ndodhet edhe Maliqi.
Juglindorët shënuan dy herë në pjesën e dytë përballë Butrintit dhe u larguan me tre pikë nga Saranda. Në ndeshjet e tjera ranë në sy fitoret e Gramozit dhe Tepelenës, ndërsa derbi i zjarrtë mes Përmetit dhe Këlcyrës u mbyll në barazim 2-2. /abcnews.al