Drita nuk ndalet as përballë Vushtrrisë. “Intelektualët” shënuan katër herë jashtë fushe dhe siguruan fitoren e katërt radhazi në IPKO Superligën e Kosovës. Xhevdet Shabani gjeti golin që në minutën e parë, ndërsa Betim Haxhimusa dyfishoi në mesin e pjesës së parë.
Miqtë shënuan edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë me anë të Astrit Fazliut dhe Kastriot Rexhës. Përfundimisht 0-4 dhe vijojnë të kryesojnë kampionatin dardan me 55 pikë. Në vend të dytë është ngjitur Gjilani, që triumfoi 1-3 në fushën e Dukagjinit të vendit të fundit. Edhe kjo sfidë u zhbllokua që në minutën e parë.
Java e 26-të e IPKO SUPERLIGËS
Dukagjini-Gjilani 1-3
(Kamara 9′ / Razak 1′, Shala (aut) 7′, Hajdari 65′)
Trepça ’89 – Flamurtari 1-1
(Jashari 90+6′ / Shala 33′)
Vushtrria – Drita 0-4
(Shabani 1′, Haxhimusa 22′, Fazliu 79′, Rexha (pen) 83′)
Afrikani Razak kaloi “Skifterat” në avantazh, ndërsa erdhi dyfishim gjashtë minuta më pas. Arbër Shala shënoi një autogol të çuditshëm, por Vushtrria reagoi me anë të Abu Razard Kamara, i cili shkurtoi shifrat në minutën e nëntë.
Fiton Hajdari qetësoi skuadrën e Mezanit me golin e shënuar në minutën e 65-të dhe e gjithë ndeshja u mbyll me rezultatin 1-3. Flamurtari ishte afër fitores së dytë radhazi jashtë fushe pas asaj kundër Drenicës.
Kuqezinjtë nga Prishtina udhëhoqën deri në minutën e gjashtë shtesë 0-1 ndaj Trepça ’89 në Mitrovicë falë golit të Bashkim Shalës në minutën e 33-të, por Muharrem Jashari realizoi për vendasit, duke i dhuruar një pikë Trepçës. /abcnews.al
https://streamable.com/dp4688