Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Beqir Meta: Projektligji për shpalljen e minoritetit kombëtar me 300 firma, absurd

schedule18:15 - 24 Qershor, 2020

schedule 18:15 - 24 Qershor, 2020

Drejtori i Institutit të Historisë Beqir Meta, thotë se projektligji për ngritjen e një komisioni, që shqyrton 300 firma për të shpallur minoritet kombëtar është absurd.

“Këto me sa duket iniciativa të qeveritarëve tanë për të bërë një show. Mendoj që kjo është e dëmshme për shtetin. Mendoj që çështja është mbyllur dhe nuk vend as për aplikime dhe për shqyrtime”, u shpreh Beqir Meta.

Sipas historianit Meta të drejtat e Minoriteteve Kombëtare në Shqipëri janë të përmbushura në bazë të konventave  ndërkombëtare. Nga ana tjetër ai jep shembullin e Greqisë i cili është vend i  BE-së dhe nuk ka këtë frymë liberale që po kërkon të bëjë Shqipëria me ligj.

“Janë të plotësuar më së mirë. Synimi kryesor i Greqisë në këto 30 vite ka qenë që të zgjeronte arealin e minoritetit të ekzistuesve, ta çojë përtej asaj që ka njohur Lidhja e Kombeve në 1921”, u shpreh ai.

Ndërkohë që njohjen e gjuhës së pakicave kombëtare, nëse në njësinë administrative flitet në nivelin  20 % të popullsisë është korrekte, sipas Metës.

 “Nëse në një njësi administrative një minoritet kombëtar përbën 20 % të popullsisë, gjuha e tij do të njihet si gjuhë zyrtare”, tha më tej ai.

Ky projektligj  i Iniciuar nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka gjetur mbështetjen e shumë Ministrive dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, por jo të Institutit të Historisë dhe historianëve, të cilët sipas Beqir Metës ndryshe nga 1 vit më parë janë pyetur nga ish ministri Xhafaj, ndërsa kësaj here nuk u është kërkuar mendimi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!