Artur Vaqo i skeduar sot nga Operacioni Forcae Ligjit për të bërë deklarimin e pasurisë brenda 48 orësh i dënuar nga autoritetet italiane të drejtësisë, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”.
Lidhur me këtë vepër penale, Gjykata e Torinos Vaqon e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burg
Ai njohet si drejtues i grupit kriminal në Durrës, dhe njihej me pseudonimin “Tur Labi”.
Anëtarë të bandës së tij ishin Kujtim Pajo, Alfred Katro, Alfred Daja, Faizal Qehajaj, Rubin Mustafa, Ilir Braha dhe Plarent Cani i cili u vra në shtator të vitit 2013 në qytetin e Durrësit.
Plarent Cani, 40 vjeç u vra rreth orës 08.30 të mëngjesit në sektorin “Teuta” të plazhit të Durrësit, kur po pinte kafe në verandën e një lokali, bashkë me shoferin e tij.
Ai kishte qenë i dënuar në mungesë në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale, por kjo nuk e kishte penguar të ngrinte firmën e tij të ndërtimit në qytetin e Durrësit.
Cani njihej për policinë edhe si mik i ngushtë me Plarent Dervishajn, kunati i Lulzim Berishës./abcnews.al