Të dënuar për vrasje dhe shfrytëzim prostitucioni! OFL i dërgon formularin 4 të fortëve në Durrës

schedule12:06 - 24 Qershor, 2020

schedule 12:06 - 24 Qershor, 2020

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, katër personave të dënuar për vepra të ndryshme penale në qytetin e Durrësit.

Ali Lorja, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Roland Domi, banues në Durrës, nën hetim nga autoritetet italiane të drejtësisë, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”;

Artur Vaqo, banues në Durrës, i dënuar nga autoritetet italiane të drejtësisë, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”;

Ardjan Tati, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!