Është arrestuar në Itali bosi i Ndrangheta-s, Giuseppe Pelle, i cili ishte në arrati prej kohësh. Ai qëndronte i fshehur në një banesë në një zonë shumë të ioluar në Rexho Kalabria.
Në operacionin e arrestimit morën pjesë rreth 50 agjentë policie. Pele, 58 vjeç ishte në arrati që prej 2016-s dhe konsiderohet nga hetuesit italianë si një nga personazhet kryesorë të drejtuesve të lartë të Ndranghetës.
Ai i përket familjes së fuqishme të “Gambazza” në San Luka, dikur e drejtuar nga babai i tij, Andrea Pelle deri në 2009-n, kur ndërroi jetë./abcnews.al