Konfirmohet me COVID-19 një studente në Elbasan.
Burime për Abcnews.al kanë njoftuar se studentja e moshës 22-vjeç është nga Lushnja dhe kishte ardhur në Elbasan për sezonin e provimeve.
22 vjeçarja është studente në Universitetin Aleksandër Xhuvani dhe mësohet se ajo është vetkarantinuar në banesën e saj.
Dyshohet se studentja është infektuar në qytetin e Elbasanit por ende nuk dihet nëse ajo ka qenë në kontakt me persona të infektuar./abcnews.al