Topalli sulmon përsëri Bashën: Dështak, manipulator si Enver Hoxha, ke fshirë fotot

schedule16:48 - 23 Qershor, 2020

schedule 16:48 - 23 Qershor, 2020

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli përsëri nuk i ka kursyer sulmet ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, parti në të cilën ku vetë Topalli ka qenë pjesë e saj.

Përmes një statusi në facebook, Topalli e ka quajtur Bashën, një dështak dhe manipulator pasi në një video, sipas Topallit, ai ka fshirë dhe censuruar çdo emër, dhe foto të personaliteteve që kanë qenë pjesë  e historisë, dhe sipas saj kjo është bërë për të manipuluar mendjen e njerëzve.

Postimi: 

“Nje deshtak, manipulator si Enver Hoxha!

Keshtu manipulonte Enver Hoxha historine, per te manipuluar mendjet e njerezve.

Fshinte dhe çensuronte cdo fetyre dhe emer personaliteti nga fotoja dhe historia, per te thene se historia jam Une.

( Fotot me poshte jane ne ballkonin e Bashkise se Shkoder. E.Hoxha heq pjesëmarrësit, duke

filluar nga Gjergj Fishta).

Ne 2020 , me video ne fcb kunati ne emer te Partise qe rrezoi Partine e Enver Hoxhes ben te njejten gje.

Shiko videon me poshte!

https://www.facebook.com/endrihasa.al/videos/640728479861248/

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!