Mbi 1,500 të infektuar në një fabrikë mishi, Gjermania rifut në karantinë 360 mijë persona

schedule15:56 - 23 Qershor, 2020

schedule 15:56 - 23 Qershor, 2020

Gjermania ka rifutur në karantinë mbi 360,000 persona ditën e sotme pas shfaqjes së një vatre koronavirusi në një fabrikë mishi.

Më shumë se 1,500 persona kanë rezultuar pozitivë për Covid-19 në thertoren Toennies javën e shkruar dhe distrikti Guetersloh është bërë tashmë i pari në Gjermani që futet në një karantinë të dytë.

Baret, palestrat dhe kinematë në vend do të mbyllin dyert edhe një herë tjetër ndërsa do të ndalohen edhe aktivitetet në natyrë të hapur si pikniku, etj. Shkollat vijojnë të jenë të mbyllura ndërsa limiti i shoqërimit me persona të tjerë kalon nga 10 vetë në dy.

Armin Laschet, kryeministri shtetëror i North Rhine-Westphalia, njoftoi sot në një konferencë për shtyp se ‘do të kthehemi [të gjithë] rrethin në masat që zbatuan disa javë më parë’.

Lajmi vjen në një kohë që Gjermania po shpresonte që t’i kthehej normalitetit ndërsa përpiqet që të rindërtojë ekonominë më të madhe të BE-së dhe përpiqet që të “ringjallë” sektorin e turizmit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!