Disa aktorë kanë surprizuar me talentin e tyre, duke arritur të luajnë disa karaktere të ndryshme në të njëjtin film, si dhe duke krijuar idenë se publiku po shikon një person të ndryshëm çdo herë.
Në filmin “The Nutty Professor”, Eddie Murphy luajti jo vetëm Sherman Klump, personazhin kryesor, por ai gjithashtu luajti rolin e nënës së tij, babait, gjyshes dhe disa të tjerë. Më poshtë mund të shihni një listë të aktorëve që kanë luajtur karaktere të ndryshme në të njëjtin film, shkruan abcnews.al.
Jack Nicholson – Presidenti James Dale dhe Art Land, Mars Attack!, 1996

Meg Ryan – DeDe, Angelica dhe Patricia Graynamore, Joe Versus the Volcano, 1990

Eddie Murphy — Mamaja Klump, gjyshja Klump, dhe Sherman Klump, The Nutty Professor, 1996

Christian Bale — Alfred Borden dhe Bernard Fallon, The Prestige, 2006

Mike Myers — Dr. Evil dhe Austin Powers, Austin Powers: International Man of Mystery, 1997

Michael Fassbender — Walter dhe David, Alien: Covenant, 2017

David Schwimmer — Ross dhe Russ, Friends, 1994-2004





