Nga Durrësi, në Vlorë: Ngushëllime të shumta për Gjergj Poloskën

schedule11:58 - 23 Qershor, 2020

schedule 11:58 - 23 Qershor, 2020

Gjergj Poloska, nga dje nuk jeton më. Një personazh i botës së sportit, i cili punoi në shumë klubet të Superiores si përgatitës atletik. Ai ishte pjesë e stafit të trajnerit Ernest Gjoka, me të cilin bashkëpunoi në skuadra si Flamurtari, Kukësi e Vllaznia. Gjithashtu ai ka punuar edhe në klubin e Teutës, që shpreh mesazhe ngushëllimi.

“Me hidhërim të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të ish-përgatitësit atletik Gjergji Poloska. Akademia Teuta i shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmve të Gjergjit për këtë humbje të madhe. Të gjithë ata që të njohën, do të të kujtojnë si një njeri punëtor, dhe i urtë .

Gjergji ishte pjesë e skuadrës sonë për dy sezone ku punoj në rritjen dhe formimin e brezave të ri. Prehu ne paqe miku ynë i shtrenjtë, Gjergj! I paharruar qoftë kujtimi yt!”, shkruhet në postimin e bërë nga Akademia e Futbollit Teuta. Ndërkohë edhe në Vlorë nuk mund ta harrojnë Gjergjin.

“Flamurtari F.C, me hidhërim të thellë shpreh ngushëllimet familjes së përgatitësit atletik, Gjergj Poloska, për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Poloska ka qenë pjesë e Flamurtarit në sezonin 2013-2014 dhe 2014-2015, duke u karakterizuar si një profesionist i spikatur. Familja ka humbur njeriun e tyre të dashur, por edhe futbolli ka humbur një nga profesionistët e vërtetë. Të qofte dheu i lehtë Gjergj!”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!