Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, këtë të martë pak para nisjes për në SHBA do të takohet me presidentin e vendit Hashim Thaçi.
Hoti pritet që me 25 qershor të niset drejt Brukselit ku do të takohet me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel, Komisionerin për Zgjerim Oliver Varhelyi, dhe kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe Nënkryetarin e EPP, David McAllister.
Nga Brukseli, Hoti do të udhëtojë për Washington, ku më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë nis dialogu me Serbinë.
Nëse në takimin e Washingtonit do të jetë fokus zhvillimi ekonomik, në Bruksel Hoti ka thënë se do të bisedojnë për hapat që janë ndërmarrë në luftën kundër COVID-19, për mbështetjen nga ana e KE për rimëkëmbjen ekonomike, si dhe për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës./abcnews.al