Festuan titullin një ditë më parë, pesë lojtarë pozitiv në klubin kampion

schedule13:20 - 22 Qershor, 2020

schedule 13:20 - 22 Qershor, 2020

Crvena Zvezda e dominoi kampionatin serb këtë sezon dhe u shpall kampione me 14 pikë më shumë se Partizani ndjekës. Titulli i tretë radhazi dhe i pesti në shtatë vitet e fundit për këtë skuadër, që ka marrë një lajm tronditës ditën e sotme.

Plot pesë futbollistë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Ata janë Gobeljic, Petrovic, Jovancic, Konatar dhe Jovicic.

Katër të parët kanë shfaqur disa simptoma, ndërsa Jovicic, i vetmi që u aktivizua në ndeshjen e fundit të kampionatit që u luajt të shtunën, ka qenë asimptomatik. Gjendja shëndetësore e lojtarëve është e mirë dhe të pestë kanë nisur karantinën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!