Arrestohen 5 persona në Tiranë, policia jep detajet

schedule12:48 - 22 Qershor, 2020

schedule 12:48 - 22 Qershor, 2020

Policia e Tiranës ka arrestuar pesë persona me akuza të ndryshme gjatë 24 orëve te fundit.

Kështu, komisariati nr.6 arrestoi shtetasit A. U., 30 vjeç dhe E. M., 30 vjeç, pasi në rrugën “Petraq Leka”, gjatë kontrollit të automjeteve dhe banesës iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 tableta metadon dhe një qese me material kokrrizor, i dyshuar farë e bimëve narkotike cannabis sattiva.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë 29 vjeçari R.L, pasi në rrugën “Selman Riza”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit sirian B. Ch., 25 vjeç, pasi në bulevardin ” Bajram Curri”, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, me armë të ftohtë thikë dhe nuk iu është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për kontroll fizik.

Shërbimet e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 38 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.58 mg/l. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!