Ndodh që disa njerëz të ndihen të uritur, edhe pse hanë një vakt të tërë. Në fakt, problemi nuk qëndron tek sasia, por tek cilësia e ushqimit që konsumoni. Shumë ushqime, madje edhe nëse janë të shëndetshme, nuk kanë proteina ose fibra të caktuara, duke ju bërë të ndjeheni të uritur.
Patatet e skuqura, zëvendësojini me ato të ziera. Kanë kanë fibra, por edhe më pak kalori se të skuqurat.
Lëngu i frutave ju bën të ndiheni të uritur dhe mund të nxisë sheqerin në gjak. Mënyra më e shëndetshme është të pini ujë me copa frutash në të.
Kosi me pak yndyrë dihet se janë të shëndetshëm, por mund të shtojnë urinë. Blini jogurt grek, ose një lloj tjetër që ka mjaftueshëm proteina sa t’ju ngopë.
Edhe djathi gjithashtu ju bën të uritur. Por, mirë do të ishte që ta vendosni me djathë të butë, ose gjizë. Ka pak kalori
dhe do t’ju bëjë të ngopeni më shpejt.
E verdha e vezës ka më shumë yndyra të shëndetshme, që do t’ju ndihmojë të jeni të shëndetshëm.
Shumë njerëz mendojnë se duke përtypur çamçakëz, mund të shmangin vëmendjen nga ushqimi, por në fakt kjo ju bën të ndiheni më të uritur. Në vend të tij, hani fruta të thata si lajthi apo bajame.