Vrau 3 persona, agresori “personazh” i njohur për autoritetet britanike

schedule21:20 - 21 Qershor, 2020

schedule 21:20 - 21 Qershor, 2020

Një ngjarje e rëndë ka tronditur së fundmi Britaninë, ku nga një sulm mbetën të vrarë 3 persona.

Mediat britanike raportojnë se autori i dyshuar i sulmit është person i njohur për MI5, autoritetet e sigurisë së Britanisë së Madhe.

Khairi Saadallah, 25 vjeç, u arrestua në vendngjarje të shtunën në mbrëmje, ndërsa policia thotë se nuk ka version tjetër pse u krye masakra, përpos qëllimeve të terrorit.

Burimet i thanë BBC-së se ai është me origjinë nga Libia dhe erdhi në vëmendjen e MI5 në vitin 2019.

Një prej viktimave është mësues dhe quhet James Furlong, i konsideruar nga të tjerët si “mjaft i talentuar dhe frymëzues”.

Kryeministri britanik Boris Johnson tha se ishte i mërzitur nga sulmi, duke shtuar se do të shikojë mundësinë për të ndryshuar legjislacionin për elementët e terrorit.

Ndërkaq, kreu i policisë kundër terrorizmit  Neil Basu tha se Saadallah ka qenë element i njohur për MI5. Basu u shpreh se ndjen keqardhje, duke ngushëlluar të afërmit e viktimave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!