Sherre te vjetra mes fiseve, 29-vjeçari në Lezhë u qëllua nga një makinë

schedule19:51 - 21 Qershor, 2020

schedule 19:51 - 21 Qershor, 2020

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e ndodhur pasditen e sotme në fshatin Mabë të Lezhës.

Autori Daniel Rama ka qëlluar në dorë 29-vjeçarin Odise Simoni, ndërsa ky i fundit është duke marrë trajtim mjekësor në spital.

Ngjarja ndodhi në një lokal në fshatin Mabë. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se në këtë konflikt janë përfshirë dy grupe, të cilët udhëtonin me mjete.

Dy grupet janë banorë të fshatit Gjadër dhe shkak i ngjarjes është bërë një konflikt i vjetër familjar mes autorit dhe të plagosurit.

Ndërkohe, që Odise Simoni është ndaluar tek një bar në autostradën Lezhë-Shkodër, një automjet është afruar dhe ka qëlluar në drejtim te 29 vjeçarit.

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur Odise Simoni si dhe është dëmtuar edhe lokali. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!