Pogradeci priti Apoloninë ditën e djeshme në duelin “play-off” të grupit B të Kategorisë së Parë. Miqtë nga Fieri siguruan një fitore të madhe pas golit të Ymerajt në shtesat e pjesës së parë.
Ky sukses e ngjiti Apoloninë në kuotën e 43 pikëve dhe diferenca me Pogradecin ndjekës ka shkuar katër pikë. Polemikat nuk munguan në këtë përballje, që u arbitrua nga Eldorian Hamiti.
Ishte minuta e pestë e ndeshjes kur liqenorët gjetën golin me anë të Eldjon Topllarit. 27-vjeçari dërgoi topin në rrjetë siç dallohet në videon e mëposhtme, por arbitri kryesor e anuloi. Vendasit protestuan fuqishëm, por Hamiti e cilësoi si gol të parregullt! /abcnews.al