Orare ndryshe, shëtitje dhe dy finale: FSHF ka një plan për Kupën e Shqipërisë

schedule08:08 - 21 Qershor, 2020

schedule 08:08 - 21 Qershor, 2020

Superiorja i lë radhën ndeshjeve të kthimit të Kupës së Shqipërisë. Shanset për të shkuar ndeshjet në shtesë janë, ndaj edhe FSHF ka vendosur të ndryshojë oraret. Tre ndeshje nisin në orën 16:30, kurse njëra në 19:30.

Tirana e ka formalitet ndeshjen e kthimit, pasi e ka mundur Besëlidhjen me rezultatin 5-1 në kryeqytet. Bardheblutë mund të bëjnë rotacion dhe të mendojnë për ndeshjen e kampionatit me Skënderbeun.

Në Durrës është finale. Teuta barazoi në fund me Vllazninë dhe rezultati 2-2 e favorin skuadrën e drejtuar nga Edi Martini, nisur edhe nga problemet e shumta që shkodranët kanë pasur javët e fundit.

Edhe Kukësi është favorit për të kaluar në gjysmëfinale, pasi e ka mundur 2-1 Apoloninë në Fier, kurse në Korçë është finale. Skënderbeu duhet të përmbysë humbjen 1-0 të pësuar në Ballsh, ndaj një Bylisi që vetëm një ditë më parë e mposhti edhe në kampionat dhe dëshira e korçarëve për hakmarrje është e madhe. /abcnews.al

Kupa e Shqipërisë – Faza Çerekfinale 

E mërkurë, më 24 qershor 2020

Ora 16:30 | Kukësi-Apolonia (2-1)

Ora 16:30 | Besëlidhja-Tirana (1-5)

Ora 16:30 | Teuta-Vllaznia (2-2)

Ora 19:30 | Skënderbeu-Bylisi (0-1)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!