Thyerje e kockës së dorës, portieri i Shqipërisë e mbyll para kohe sezonin

schedule23:39 - 20 Qershor, 2020

schedule 23:39 - 20 Qershor, 2020

Etrit Berisha është dëmtuar. Portieri shqiptar i SPAL ka dëmtuar kockën e pestë metakarpale të dorës së tij të djathtë. Vetë klubi i Serie A konfirmoi dëmtimin e Berishës, duke sqaruar se gjithçka ka ndodhur pas një përplasje një stërvitje.

Portieri i kombëtares kuqezi ka kryer dhe sot grafikat me “X-Ray” dhe i është konfirmuar thyerja e kockës. Ditën e hënë, gardiani kuqezi do të takohet me mjekët për analizat e radhës dhe me shumë gjasa, do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit.

Ky sezon për SPAL ka qenë për t’u harruar, me ekipin e Berishës që për shumë javë ka mbajtur vendet e fundit në renditjen e kampionatit italian. Zbritja në Serie B, duket e paevitueshme./abcnews.al