Laçi i “heq” titullin Kukësit, Teuta me 5 yje! Bylisi fiton në limite

schedule18:41 - 20 Qershor, 2020

schedule 18:41 - 20 Qershor, 2020

Janë mbyllur tre sfidat e orës 17:00 në Superiore, ku vëmendjen më të madhe e mori padiskutim takimi mes Laçit dhe Kukësit. Ishin kurbinasit ata që e fituan këtë takim, me rezultatin e pastër 2-0.

Fillimisht, shënoi mesfushori Lushkja, një gol shumë të bukur në minutën e 35-të. Ndërsa në pjesën e dytë, shënoi mbrojtësi Selmani, për të vulosur rezultatin final të sfidës në 2-0.

 

Teuta mori një fitore të thellë 1-5 përballë Luftëtarit, me të gjashtë golat që u shënuan në pjesën e dytë. Kallaku shënoi tripletë, ndërsa Hebaj dhe Avdyli shënuan nga një herë. Golin e vetëm për Luftëtarin e shënoi Haxhiu.

Ndërsa në Ballsh, në sfidën mes Bylisit dhe Skënderbeut, ishin vendasit ata që triumfuan, vetëm në sekondat e fundit të sfidës. Një gol nga Hidi me penallti vendosi fatet e takimit. Laçi ngjitet në vend të tretë dhe lë Skënderbeun pas, ndërsa Kukësi mbetet 9 pikë pas Tiranës kryesuese./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!