Athletic Bilbao ka si objektiv kualifikimin në Europa League për sezonin e ardhshëm dhe sot fitoi një përballje të vështirë në shtëpi. Sfida e sotme kundër Betis u fitua 1-0 nga skuadra baske baskët.
Avantazhi erdhi shumë shpejt, që në minutën e shtatë dhe autori i golit është Inigo Martinez. 29-vjeçari i repartit defensiv, i cili numëron 11 ndeshje të zhvilluara me kombëtaren e Spanjës, realizoi një gol prej bomberi.
Martinez devijoi me finte një pasim të Cordova nga krahu i majtë dhe dërgoi topin në rrjetë. Gol shumë i bukur, që rezultoi shumë i rëndësishëm në fund, pasi Bilbao mori tri pikët e plota, duke u ngjitur në kuotën e 42 pikëve në La Liga./abcnews.al
La Liga
A. Bilbao – R. Betis 1-0
I. Martinez 7′