Tragjike/ Mjeku i tha se nuk kishte asgjë, nishani në kurriz i mer jetën 26 vjeçares

schedule15:47 - 20 Qershor, 2020

schedule 15:47 - 20 Qershor, 2020

Zoe Panayi, nënë e dy fëmijëve me punë asistente radiografie në spitalin St. Mary në Isle of Wight, mori lajmin tragjik se kanceri i lëkurës i ishte shpërndarë, shkruan Daily Star.

Ajo ndërroi jetë tragjikisht, teksa më parë një mjek i kishte thënë se nuk kishte pse të shqetësohej për nishanin që kishte në kurriz.

 

Prej vitesh ajo kishte shfaqur shqetësime, por mjeku i sugjeroi heqjen e tij për arsye estetike.

Pasi gjendja e saj u përkeqësua, mjekët tentuan ta kuronin me imunoterapi e më pas e transferuan në spital.

 

“Këto kanë qenë 55 ditët më të vështira të jetës sonë. Zoe nuk u ankua kurrë  pasi ajo nuk dëshironte të shqetësonte familjen e saj. Ajo gjithmonë mendonte për të gjithë para vetes.

Mamaja e të resë i ka bërë apel të gjithë të rinjve t’i marrin më seriozisht nishanet, për shkak të tragjedisë që i ndodhi të bijës./abcnews.al