Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Beteja për elitën dhe mbijetesën, sa shumë finale në Kategorinë e Parë

schedule09:18 - 20 Qershor, 2020

schedule 09:18 - 20 Qershor, 2020

Jo vetëm Superiorja luhet sot. Në program janë edhe gjashtë përballje të Kategorisë së Parë dhe spikatin dy përballje mjaft interesante. Në Fushë-Krujë, Kastrioti pret Besëlidhjen e vendit të dytë dhe do kërkojë fitoren që i çon në Superiore. Krutanët do tentojnë t’i mbyllin sot llogaritë, kurse lezhjanët t’i mbajnë hapur.

Betejë edhe në Pogradec, ku liqenorët do kërkojnë t’ia marrin sërish fronin Apolonisë. Fierakët do mjaftoheshin edhe me një barazim, për të pritur finalen në fushën e tyre. Nga ana tjetër Lushnja do mundohet të afrohet dhe për këtë e ka detyrim të mposhtë Besën, që fundjavën e shkuar mundi Pogradecin.

Takim tjetër në grupin e skuadrave që luajnë në “play off” është Erzeni-Korabi, një përballje që u shërben më shumë skuadrave për sezonin e ardhshëm. Në grupin A janë në program edhe dy sfida të tjera, madje shumë të rëndësishme për mbijetesën. Tërbuni pret Burrelin në Pukë, kurse Veleçiku Dinamon e rrezikuar për të rënë në të Dytën. / abcnews.al

 

Ndeshjet e Kategorisë së Parë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!