VIDEO/ Pogba “makthi” i Mourinhos, nuk ka fitues në Tottenham-United

schedule23:16 - 19 Qershor, 2020

schedule 23:16 - 19 Qershor, 2020

Është mbyllur takimi mes Tottenham dhe MAnchester United, me dy skuadrat që kanë marrë nga një pikë pas rezultatit final 1-1. Ishin “Gjelat” e Jose Mourinhos që shënuan të parët me anë të Bergwjin, por “Djajtë” barazuan me një penallti të Bruno Fernandes.

Goli i Bergwjin në minutën e 27-të, u “asistua” dhe nga një pasiguri e David De Geas, me portierin spanjoll që nuk arriti të ndalë atë gjuajtje qendrore të sulmuesit të Tottenham.


Të besuarit e Mourinhos u tërhoqën mbrapa pas golit të shënuar dhe United mori kontrollin e lojës. Solskjaer aktivizoi dhe Paul Pogba në pjesën e dytë dhe pikërisht francezi, ishte deçiziv.

Kampioni i Botës fiton një penallti në minutën e 80-të, pasi “tallet” me mbrojtjen e Tottenham dhe pengohet në zonë. Bruno Fernandes merr përsipër ekzekutimin e 11-metërshit dhe shënon, duke vulosur rezultatin e sfidës./abcnews.al

Premier League

Tottenham – Man. United 1-1
Bergwjin 27’ / B. Fernandes (p) 81’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!