Akhmat Grozny ka arritur të fitojë me përmbysje 2-4 takimin kundër Sovetov Samara. Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e gjashtë të sfidës, ndërsa Akhmat shënoi katër gola radhazi për ta përmbysur sfidën.
Dopieta e Iljin dhe një gol Glushakov, çuan shifrat në 1-3, ndërsa një gol kuqezi çoi rezultatin në 1-4. Roshi shpërthen mirë nga krahu i djathtë dhe pasi driblon një kundërshtar, shërben në qendër, aty ku Berisha shënoi me portën e boshatisur.
Goli i tretë për Berishën në elitën e futbollit rus, ndërsa Odise Roshi ka statistika disi më të mira. Sulmuesi anësor i Shqipërisë ka shënuar 5 gola dhe ka asistuar dy herë me fanellën e Akhmat këtë sezon./abcnews.al