Janë mbyllur dy sfidat e sotme të Superiores, sfida që u luajtën në Tiranë dhe në Vlorë. Në kryeqytet, Tirana u rikthye te suksesi dhe mposhti me rezultatin e pastër 3-0 Vllazninë.
Pas humbjes në Durrës 1-0 ndaj Teutës, Tirana reagoi dhe mori tri pikët e plota në Selman Stermasi, falë golave të Torassa, Ngoo dhe Cale. Ngoo dhuroi dhe dy asiste, ndërsa Hoxhallari u ndëshkua me karton të kuq në fundin e pjesës së parë.
Partizani arriti të marrë një fitore 1-2 në transfertë përballë Flamurtarit. “Demat” shënuan të parët me anë të Bitrit (36’), por vetëm pak sekonda më vonë, Souza barazoi për Flamurtarin. Në pjesën e dytë, Bardhi shënoi me kokë dhe iu dha tri pikët “Demave të Kuq”, që marrin fitoren e dytë radhazi./abcnews.al
Superiore, java 30
Tirana – Vllaznia 3-0
Torassa 30’, Ngoo 36’, Cale 63′
Flamurtari-Partizani 1-2
Indio Oliveira 38′ / Bitri 36′, Bardhi 67′
GOLAT –
30’ – Ngoo i shpëton markimit të mbrojtjes dhe del i lirë nga krahu i djathtë, duke krosuar në qendër për Torassan. Argjentinasi nuk e ka të vështirë të shënojë me portën e boshatisur.
36’ – Goli i dytë për Tiranën. Doka shërben në mënyrë të shkëlqyer për Ngoo, i cili i vetëm përballë portierit, shënon me një gjuajtje shumë të bukur.
https://streamable.com/1x9bhs
63’ – Vuloset fitorja e Tiranës. Ngoo sërish me asist, kësaj radhe për Cale. Braziliani shënon një gol shumë të bukur me të djathtën, duke gjetur cepin e largët të portës.
36’ – Partizani kalon në avantazh në Vlorë falë goli të Bitrit. Mbrojtësi i “Demave” shënon me portën e boshatisur pas një topi të kthyer nga portieri.
https://streamable.com/r5jpkx
37’ – Flamurtari arrin të barazojë shumë shpejt, me anë të Souza. Sulmuesi brazilian është i lirë në shtyllën e dytë dhe pas një krosimi të shkëlqyer nga e majta, shënon.
https://streamable.com/uilpuh
67’ – Partizani ri-gjen avantazhin dhe njëkohësisht edhe golin e fitores. Jurgen Bardhi është i lirë në zonë dhe shënon me kokë, nga një distancë e afërt.