Alfred Cako: Tani do të jetojmë nga 600 vite, në Elbasan u gjetën trupa nga 6-7 metra të gjatë

schedule11:51 - 19 Qershor, 2020

schedule 11:51 - 19 Qershor, 2020

I ftuar në emisionin “Abc-ja e Mëngjesit”, Alfred Cako ka folur edhe për ciklin e artë në të cilin gjendet tani njerëzimi.

Ky cikël do të bëjë sipas tij që njerëzit të kenë trup më të gjatë dhe të jetojnë për qindra vite.

Lexo edhe: “Profecitë” e Alfred Cakos për vaksinën, çipat e 5G: Në Elbasan u gjetën skelete 5-6 metra të gjatë

Janë katër periudha të ciklit diellor për njeriun. Periudha e hekurit, e bakrit, argjendit dhe e arta. Tani jemi në periudhën e artë që ëshjtë një periudhë 4 mijë vejçare dhe njerëzit do të jetojnë më gjatë dhe do të kenë trup më të gjatë. Fëmija im do të jetë më i gjatë se unë, etj”, tha ai duke shtuar se për këtë cikël flet edhe Homeri.

“Flet Homeri për shembull për njerëz që kanë jetuar nga 600-700 vjet apo për trupa të gjatë. Ke mbetje të njerëzve 7 metra kudo në botë. Edhe këtu janë gjetur skelete nga 6-7 metra. Janë gjetur në Elbasan këto skelete. Por, i fshehin nuk duan që të dalin. Historia është e manipuluar dhe e fshehur. Për shembull, periudha e Kalit të Madh, rreth 200 vite është fshehur nga kalendari. Tani duhej të ishim në vitin 2 200 dhe jemi në 2 000“, u shpreh ai. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!