Ritmi i rritjes së rasteve të reja me koronavirus është shumë më i lartë se ai i shërimit të pacientëve duke rritur ndjeshëm nga dita në ditë numrin e personave aktivë me koronavirus në Shqipëri.
Kështu, siç raporton ISHP, momentalisht në Shqipëri janë 682 raste aktive me koronavirus. Gjatë ditës së sotme janë konstatuar 50 raste të reja, ndërsa numri i të shëruarëve është 28.
Tiranë është qyteti me numrin më të lartë të të sëmurëve aktivë duke patur 317 të tillë dhe pas saj vjen Durrësi me 140 raste aktive, me Shkodrën të tretën me 112 raste aktive.
Lexo edhe: 50 raste të reja me koronavirus, ku janë vatrat kryesore
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 317
Durrës 140
Shkodër 112
Vlorë 45
Fier 28
Lezhë 12
Elbasan 11
Korçë 10
Kukës 5
Gjirokastër 1
Berat 1. /abcnews.al