Horoskopi 19 qershor, diçka nuk do të shkojë ashtu siç pritej, mësoni parashikimin e yjeve

schedule07:07 - 19 Qershor, 2020

schedule 07:07 - 19 Qershor, 2020

Dashi

Sot do ndiheni të lehtësuar në detyrat tuaja, madje edhe nga ato më të lodhshmet. Me siguri nuk ju mungon imagjinata juaj dhe do të jeni në gjendje të gjeni mënyrën më argëtuese për të bërë gjëra. A keni një histori dashurie të kënaqshme? Një mbrëmje e ëmbël po ju pret, do të gjeni marrëveshje romantike me partnerin tuaj.

Demi

Pragmatizmi dhe efikasiteti janë të nevojshme dhe, mbi të gjitha, lënë mënjanë çështjet parimore. Trajtojeni veten me një darkë romantike. Nuk do keni një ditë të thjeshtë në punë: ngjarjet e papritura dhe burokracia do t’ju zgjasin më shumë nga sa pritej. Të dashuruarit do kenë një ditë mjaft ritmike.

Binjakët

Do të lëvizni me lehtësi në çdo sektor, duke gjeneruar përshtypje të shkëlqyera dhe duke fituar pozicion, prestigj dhe mirëqenie. Yjet do krijojnë kushte të favorshme për suksesin e nismave tuaja profesionale dhe sentimentale. Ngjarje speciale: një udhëtim, një ftesë, një deklaratë dashurie do ta bëjnë ditën të bukur dhe të gjallë!

Gaforrja

Me Hënën në Binjakët, diçka sot mund të mos shkojë ashtu siç shpresohej. Mos e konsideroni atë si diçka shumë të vështirë. Me shumë efikasitet, ju do të zgjidhni çështje praktike, burokratike që rrezikojnë të bëhen shqetësim, duke fituar qetësi dhe mirëqenie. Mundohuni të bëni një lëvizje fizike në vend që të kaloni tërë kohën tuaj të lirë duke biseduar në ‘internet’.

Luani

Një klimë e qetë favorizon shkëmbime emocionale, qëndrime intelektuale dhe gjithashtu atë lojë joshëse dhe të paharrueshme që ju pëlqen aq shumë.  Do ju vijnë mundësi për të përfunduar një marrëveshje të mirë, përdoreni këtë moment në mënyrë kreative. Përgatituni për një udhëtim, argëtim me miqtë, për takime interesante dhe për të hedhur problemet prapa krahëve e të shijoni jetën ashtu siç ju vjen.

Virgjëresha

Hëna dhe Venusi nuk premtojnë asgjë të mirë as në punë, as në marrëdhënie. Nëse dikush bën si i zgjuar apo i vështirë, mos u frikësoni kot dhe mos ndjeni konkurrencë nga ai. Ai po sillet në këtë mënyrë për të fshehur dobësitë e tij. Trajtoni veten në një kurë me vitaminë për të rikthyer mirëqenien e trupit tuaj.

Peshorja

Mundësi të shkëlqyera për punë, veçanërisht nëse vendosni të shoqëroheni me dikë që ka të njëjtat synime. Ju sot do punoni ndërkohë që argëtoheni dhe në fund do keni sukses. A jeni në çift? Ditë e përsosur për të kuptuar se dallimet tuaja përfaqësojnë një pasuri dhe jo një pengesë.

Akrepi

Jeta juaj e dashurisë po përmirësohet qartë: dyshimet do të zhduken duke ju bërë më të qetë dhe të disponueshëm për të tjerët. Bëni ndryshimet që dëshironi në apartamentin tuaj. Ju do të punoni me një ritëm të vazhdueshëm që nuk ndalet kurrë: truri juaj nuk pushon kurrë dhe vazhdimisht përpunon të dhëna, informacione, dhe të reja organizative.

Shigjetari

Hëna në Binjakët vendoset kundër jush. Do të jeni mjaft imponues me të dashurin tuaj, veçanërisht nëse jeni i martuar: mbase me fjalë, ose mbase me zgjedhjet tuaja. Nëse jeni beqarë do keni emocione të lëkundura dhe kontradiktore. Nëse keni një biznes të rëndësishëm për të menaxhuar, mbështetuni tek një konsulent në vend që të merrni një rrezik.

Bricjapi

Planetët mbi kokën tuaj krijojnë një klimë paqësore, aspak të mërzitshme përreth jush. Nëse keni ndonjë çështje në pritje për të zgjidhur, përfundoni ato shpejt pa humbur vëmendjen e detajeve dhe klauzolave. Për të lehtësuar dhimbjet reumatike masazhoni pjesët e prekura me vaj dafine.

Ujori

Dita Krijuese. Do të zbuloni se keni një imagjinatë pjellore dhe të aftë të jepni ide interesante; do të zbuloni se arsyeja nuk është gjithçka dhe kjo do ju shqetësojë pak, por do të hapë perspektiva të reja për ju. Pranoni atë që ju propozojnë miqtë tuaj pa menduar shumë, pranoni një ftesë për mbrëmjen dhe dëgjoni me kujdes atë që partneri juaj ka për të thënë.

Peshqit

Meqenëse gjendja shpirtërore nuk do të jetë fort e mira, zgjidhja e vetme do jetë të organizoni diçka që do t’ju argëtojë vërtet dhe ndoshta do ndiheni të vlerësuar nga ata që keni afër. Kujdes me lodhjen sepse mund të shkaktojë disa mosmarrëveshje me partnerin tuaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!