Një prift ultrakonservator rus që mohon ekzistimin e koronavirusit ka bastisur një manastir. Sergei Romanov hyri në manastirin e grave të Sredneuralsk jashtë qytetit të Yekaterinburg të Martën pasi krye-murgesha dhe shoqërueset e saj u larguan, teksa vendi tashmë patrullohet nga roje të armatosura.
At Sergei ka deklaruar se autoritetet e kishës “do të duhet të sulmojnë manastirin” nëse dëshirojnë që ai të largohet.
Policia ishte në zonë por nuk bëri arrestime.
Kleriku kontrovers u ndalua të predikonte në prill dhe më pas iu hoq e drejta për të mbajtur kryq në maj pasi ai inkurajoi besimtarët të mos i binden urdhrave të shëndetit publik.
Romanov e ka quajtur më parë koronavirusin “pseudo-pandemi”, dhe ka akuzuar liderët fetarë se ‘bashkëpunojnë me pararendësit e Antikrishtit’. Po ashtu ai ka kundërshtuar mbylljen e institucioneve fetare si masë parandaluese ndaj Covid-19.
Autoritetet ruse mbyllën kishat për adhuruesit në 13 Prill në mes të pandemisë dhe u rihapën këtë muaj.