Vazhdon ende pritja. As në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik palët duket se nuk kanë arritur në një marrëveshje.
Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes, përfaqësuesi i PD Oerd Bylykbashki deklaroi se sot kanë sjellë në tryezë një formulë të re që mund të sjellë dakordësinë mes palëve dhe është në pritje të dakordësisë nga ana e mazhorancës.
Ai tha se duhet ngritur sa më shpejt KQZ për t’i hapur rrugë procesit të identifikimit biometrik.
“Sot në Këshill diskutuam propozimin e dytë të opozitës së bashkuar në një pikë kryesore të dakordësisë së 5 qershorit lidhur me KQZ.
Sot për të treguar konstruktivitetin e plotë të opozitës që marrëveshja të zbatohet dhe duke siguruar garancitë e procesit për emërimin e anëtarëve të KQZ që do të sigurojnë garancitë që KQZ në veprimtarinë e tyre rregullatore, nuk do të lejojë mazhorancën të shkatërrojë zgjedhjet.
Ne i kërkuam mazhorancës të heqë dorë nga këmbëngulja që mund të çojë në një proces që nuk jep asnjë garanci. Presim që maxhoranca të reflektojë dhe nga praktika kushtetuese e kemi të ekzekutuar.
I ftuam të reagojnë në mënyrë konstruktive që KQZ të ngrihet sa më shpejt për t’i hapur rrugë identifikimin biometrik”, tha Bylykbashi./abcnews.al