Shqiptarët mbeten populli më i varfër në Europë dhe në rajon. Eurostat ka bërë një vlerësim të nivelit të ardhurave dhe konsumit për vitin 2019 .
Shqipëria renditet e fundit duke pasur të ardhura vetëm sa 31 % e mesatares së të ardhurave në vendet e Bashkimit Europian.
Ndërsa sipas të dhënave të INSTAT shqiptarët punojnë kryesiht për tu ushqyer pasi Grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, rezulton se është me vlerë mesatare prej 33.436 lekëdhe zë një peshë prej 44,0 % të gjithë buxhetit familjar.
Nëngrupet që zënë peshën kryesore në shpenzime janë produkte më të domosdoshme të shportës ku përmendim, mish ,qumësht me nënproduktet e tij,vezë bukë e ndjekur nga perimet dhe frutat.
Shpenzimet që i duhen një familje mesatare në vend rezultojnë të jenë më të larta se rroga minimale e cila është 26 mijë lekë. Ndërkohë sipas vlerësimeve të Eurostat e vendet e rajonit kanë një nivel më të lartë të ardhurave se shqiptarët e si rrjedhojë edhe të konsumit.
Mali i Zi është vendi që ka mirqënien më të lartë të qytetarëve në rajon, e cila vlerësohet 50% e mesatares së vendeve të Bashkimit Europian e ndjekur nga Serbia dhe Maqedonia. Shqetësim mbetet edhe fakti se të ardhurat që marin qytetarët shqiptarë mbeten disa herë më të ulta se në vendet e BE dhe ky nivel nuk ka përmirësim që prej disa vitesh.
Luksemburgu është shteti që ka mirqënien më të lartë, 35% mbi mesataren e BE-së, Gjermania rreth 23% më lart, e ndjekur nga Austria, Danimarka e Belgjika.Ndërkohë fqinjët tanë Greqia dhe Italia janë renditur nën mesataren e vendeve të Bashkimit Europian./abcnews.al

