Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lajçak mbyll vizitën në Kosovë: Ftesat për dialogun pas

schedule16:18 - 18 Qershor, 2020

schedule 16:18 - 18 Qershor, 2020

I dëguari i BE-së në dialogun Kosovë -Serbi, Mirosllav Lajçak, deklaroi të enjten në Prishtinë se vendet e BE’së e kanë dërguar një sinjal të fuqishëm për angazhimin në dialog, duke e mandatuar atë në krye të këtij procesi.

Gjithmonë kur bëj diçka përpiqem ta bëj 100%, jam i gatshëm të angazhohem për rifillimin e dialogut pa vonesa, dhe t’u ndihmoj palëve të punojnë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse e që do të zgjidhë të gjitha çështjet e pazgjidhura”, është shprehur Lajçak.

Ndër të tjera ai ka bërë thirrje që Kosova të jetë e bashkuar në dialog dhe që dialogu të jetë mbi politikën, ashtu sic duhet të vendoset integrimi evropian.

Gjithashtu Lajçak do të vizitojë javën e ardhshme Beogradin për të diskutuar për këtë edhe me presidentin serb Vuçiç.

Informova për planet dhe procesin që kemi para nesh edhe kryeministrin edhe presidentin, nuk u dhamë kurrfarë ftese, po ne do të dërgojmë ftesën pas vizitës time në Beograd. Nuk dua të flas për data para vizitës në Beograd”, ka thënë i dërguari i BE-së në dialogun Kosovë –Serbi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!