Aplikacioni italian për gjurmimin e Covid-19 do funksionojë dhe jashtë vendit

schedule13:10 - 18 Qershor, 2020

schedule 13:10 - 18 Qershor, 2020

Immuni, aplikacioni i krijuar nga autoritetet italiane për të gjurmuar rastet me koronavirus, tashmë do të jetë i aksesueshëm edhe për disa vende të tjera.  Italia, së bashku me vendet e tjera të Bashkimit Evropian, kanë arritur në një marrëveshje për ta bërë aplikacionin Immuni të funksionojë edhe jashtë territorit italian, dhe sistemin e tij të përputhshëm me aplikacionet e ngjashme.

Si do të funksionojë? Shtetasit duhet ta instalojnë aplikacionin apo të kenë një të ngjashëm nëse ndodhen jashtë vendit, në mënyrë që të merret njoftimi nëse ka qenë në kontakt me persona të infektuar me koronavirus. Pra, sistemi do të funksionojë sikur të gjithë qytetarët janë duke përdorur të njëjtin aplikacion.

Për ta realizuar këtë, vendet e tjera duhet të përdorin modelin e mbledhjes së informacionit të ngjashëm me Immuni (i bazuar në azhurnimet Android dhe iOS të lëshuar nga Google dhe Apple në maj). Aplikacioni do të jetë në përputhje me modelin e Gjermanisë dhe Belgjikës, dhe me softuerin e të gjitha vendeve të Unionit që do të zgjedhin të njëjtin model të mbledhjes së informacionit, të miratuar nga Immuni. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!