Blendi Fevziu zbulon shtëpinë ku lindi stërgjyshi i tij

schedule23:05 - 17 Qershor, 2020

schedule 23:05 - 17 Qershor, 2020

Në një cikël emisionesh dedikuar destinacioneve interesante dhe të veçanta të Shqipërisë, “Opinion” zhvilloi këtë javë një tur që prekte pjesën jug-lindore të vendit, në zonën Korçë- Leskovik- Përmet.

Gazetari Blendi Fevziu gjatë këtij itinerari ka vizituar edhe fshatin Starje, ku ndër të tjera është edhe origjina e stërgjyshit të tij, Abdyl Ypi, i cili në fakt ishte larguar shumë i vogël prej aty për të studiuar në Stamboll bashkë me vëllezërit e tij.

“Kam një histori personale, kërkova rrënojat ku ka lindur stërgjyshi im, një emër i njohur i historisë së Shqipërisë deri në vitin 1920. Siç ndodh në vende të vogla secili ishte i gatshëm të më tregonte se ku ai kishte lindur 130 apo 140 vjet më parë. 140 vjet në zona të vogla janë thuajse  asgjë, kujtesa është e fortë”, tha gazetari.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!