Shabani: “Kërpëratat” dhe 10 kriminelë në parlament i kemi “peshqesh” nga listat e hapura

schedule16:33 - 17 Qershor, 2020

schedule 16:33 - 17 Qershor, 2020

Përfaqësuesi i nismës Thurje Endri Shabani në një intervistë për gazetarin Endri Xhafo në ABC News ka deklaruar se duhen hapur listat që të prishen pazaret e kryetarit më personat që vë në listë, dhe për t’i dhënë të drejtën qytetarëve për të zgjedhur atë që duan.

Shabani tha se nuk është normale frika e PD, se PS mund të vijojë të qëndrojë në pushtet, pasi kjo sipas tij do vendoste në diskutim demokracinë në vend.

“Kërpëratat ne i kemi në parlament. 10 kriminelë ne i kemi në parlament sepse ata kalojnë vetëm filtrin e kryetarit. Ne kemi 53 nene dhe një nga gjërat që ne propozojmë është hapja e listave. Kjo prish biznesin e listave dhe na jep ne si qytetarë të drejtën që na takon të vendosim.

Brenda parlamentit ka aktorë të ndryshëm por frika e PD më bën të ndihem keq, sepse nuk ka ndodhur që në qeveri të rrijë një njeri në pushtet për 12 vjet.

Kjo vë në diskutim demokracinë tonë si vend. Janë një tufë me propozime që kanë shkuar në parlament. Por nuk mendoj se duhen ndaluar koalicionet parazgjedhorë apo paszgjedhor”, tha Shabani./abcnews.al