Suedia i është rikthyer futbollit dhe së fundmi topi është rrotulluar edhe në ligën e dytë. COVID-19 i ka detyruar autoritetet të marrin vendimin që ndeshjet të luhen me dyer të mbyllura, por kjo nuk i ndal tifozët të gjejnë mënyra për të mbështetur skuadrat e tyre të zemrës.
Sundsvallssupportrarna kan inte vara på plats, men pyrot löser de ändå pic.twitter.com/1dVfnKtHUF
— discovery+ sport ?? (@dplus_sportSE) June 16, 2020
Në Suedi shfrytëzojnë relievin përreth stadiumeve, të paktën tifozët e GIF Sundsvall, të cilët janë shfaqur majë një kodre duke kënduar dhe duke dhuruar spektakël me materiale piroteknike.
LEXO EDHE: Kore e këngë bardheblu, tarracat kthehen në tribunat e ultrasve të Tiranës (VIDEO)
Edhe në Shqipëri po ndodh diçka e tillë, me Capital Crew që mbështetën një ditë më parë Tiranën në Durrës, apo Ujqërit e Dëborës që ishin mbledhur jashtë stadiumit dhe këndonin për të përkrahur Skënderbeun në takimin kundër Laçit. /abcnews.al