Një meshë me fotografitë e viktimave të koronavirusit është mbajtur në Peru.
Mesha u mbajt nga kryepeshkopi i katedrales se shenjte në një formë të pazakonte ku në vend të besimtarëve ishin vendosur 5000 foto të viktimave.
Kryepeshkopi Limu u shpreh i trishtuar për numrin e larte të viktimave, ndërsa lutet për jetën e tyre të pasosur dhe për të gjithë njerëzimin që është prekur nga pandemia dhe janë në vështirësi ekonomike.
“Po vjen një moment edhe më i vështirë. Do të ishte e tmerrshme nëse në të ardhmen do të kemi mijëra nga këto foto, por të vdekur nga uria”, tha ai.
Covid-19 ka vrarë të paktën 6.400 njerëz në Peru dhe ka pasur më shumë se 225,000 raste me të infektuar, sipas të dhënave të Johns Hopkins.
Ndërsa vendi po përballet me një tkurrje të thellë ekonomike që parashikohet deri në 12%. /abcnews.al