Koronavirusi nuk përjashtoi as Forcat e Armatosura Shqiptare, edhe ata që kanë qenë në misione jashtë vendit.
Shefi e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku gjatë një seancë dëgjimore në Komisionin e Sigurisë zbuloi numrin e të prekurve në radhët e ushtrisë.
“Personeli i njësisë së mbrojtjes, Forcat e Armatosura të infektuar me covid, gjithsej ishin 9 persona. 5 në misione, 4 në KFOR dhe 1 në Afganistan”, u shpreh ai.
Pjesa tjetër ishte brenda vendit.
“Katër prej tyre kanë qenë të shtruar në spitalin e Infektivit në Tiranë, por jo në gjendje kritike serioze. Një person është i karantinuar në Afganistan dhe të tjerët të karantinuar në vendbanimet e tyre”, sqaroi ai.
Strukturat e mbrojtjes kanë marrë masa edhe për një valë e dytë të përhapjes së covidit, sipas udhëzimeve të NATO-s.
“Ne jemi të përgatitur dhe për një valë të dytë”, tha më tej Kollçaku.
Në fund, Kollçaku u shpreh se pavarësisht pandemisë Forcat e Armatosura kanë realizuar të gjitha detyrimet dhe vijojnë të jenë në misione dhe operacione./abcnews.al

