Kinës i kthehen “telashet”, vendoset sërish karantina në Pekin

schedule12:52 - 16 Qershor, 2020

schedule 12:52 - 16 Qershor, 2020

Autoritetet kineze kanë vendosur sërish kufizime për udhëtim në kryeqytet të martën. Masat e radhës në Pekin vijnë me qëllim përmbajtjen e rasteve të reja me koronavirus që kanë shpërthyer së fundmi në vend.

Dukej sikur Pekini e kishte mbyllur çështjen e koronavirusit, por tashmë dita ditës konfirmohen raste të reja në zona të caktuara.

Në një kohë kur vendet në Evropë e Amerikën Latine vijon rihapja, ekspertët në Kinë kanë këshilluar që autoritetet të tregohen më vigjilentë në luftën kundër pandemisë.

Kina raportoi 40 raste të tjera koronaviruse të martën, 27 prej tyre në Pekin, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në qytetit në 106 që nga e Premtja.

Të paktën një pacient ishte në gjendje kritike dhe dy ishin në gjendje të rëndë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!