KQZ ka konfirmuar për herë të dytë në detyrë kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj. Vendimi është marrë pak më parë pasi prokuroria konfirmoi se si kishte qenë i dënuar më herët për armëmbajtje pa leje.
KQZ nuk e mori parasysh këtë fakt me argumentin se kanë kaluar gati 20 vite që nga momenti i dënimit të tij dhe tashmë sipas ligjit atij nuk i ndalohet të ketë pozicione drejtuese.
PD i kërkoi prokurorisë që të verifikonte nëse Agron Malaj ishte dënuar apo jo për armëmbajtje pa leje dy dekada më herët. Pas verifkimeve disa mujore, prokuroria shprehet se rezultonte që në 1999 ndaj Malajt ka dënim me 10 muaj burg më 7 tetor 1999, ndërsa vendim të formës së prerë e ka marrë më 18 tetor 1999.
Këtë dënim të Malajt prokuroria e ka konfirmuar edhe nga shkresa e drejtorisë së përgjithshme të burgjeve e cila thotë ‘‘i dënuar brenda territorit të Shqipërisë me 10 muaj burg.
Gjatë fjalës së tij, Denar Biba tha se atij i ndalohej të punonte në administratë 10 vjet pas dënimit, por tashmë sipas tij kanë kaluar 20 vite dhe tani Malaj mund të ishte pjesë e administratës.
Biba tha se KQZ ka marrë një vendim më herët për Malajn duke e lënë në detyrë dhe tani nuk kishte se çfarë të shqyrtonte tjetër.
Eridian Salinji, përfaqësues i PS në KQZ u shpreh se ndalesa për Malajn kishte përfunduar në vitin 2004 dhe tani nuk kiste asnjë pengesë që të ishte në detyrë. /abcnews.al