Shumë zëra rreth tij, por mesfushori brazilian, Arthur, duket se do të qëndrojë në Katalonjë. Futbollisti i Barcelonës po lidhet ngushtë me një transferim te Juventusi, por me postimin e fundit, diçka duket se ka ndryshuar.
Arthur postoi një foto të tij në ballkonin e shtëpisë, nga ku duket stadiumi Camp Nou. Mbi këtë foto, braziliani shkroi: “Nesër, futbolli rikthehet në shtëpi”, dhe me disa simbole zemrash, që simbolizojnë ngjyrat e Barcelonës.
Edhe faqja zyrtare e klubit katalanas, e ri-postoi foton e mesfushorit, me dy zemra si ngjyrat e klubit, të kaltra dhe të kuqe. Sinjale dashurie, që na bëjnë të mendojmë se Arthur, nuk do të largohet këtë verë./abcnews.al
— FC Barcelona (@FCBarcelona_cat) June 15, 2020