Mblidhet Këshilli Politik, diskutime mbi amendamentet e Kodit Zgjedhor

schedule17:40 - 15 Qershor, 2020

schedule 17:40 - 15 Qershor, 2020

Këshilli Politik është mbledhur pasditen e kësaj të shtune, ku pritet qëe ekspertët të prezantojnë amendamentet.

Gazetarja Esiona Konomi raporton për Abc News se mbledhja pritet që të jetë e gjatë, pasi ekspertët kanë punuar ngadalë.

Ajo që dimë është se pas marrëveshjes që arritën mazhoranca e opozita, me dy pika kyçe, duket se ka marrë udhë fakti që palët mund të vijojnë më tej.

Disa nga pikat e pasqyruara në këtë draft lidhen me kuotën gjinore, përbërjen e KQZ, votën e emigrantëve, roli i medias në fushatat zgjedhore, financimi i partive politike si dhe Kolegji Gjyqësor Zgjedhor, të cilat pritet të diskutohen në mbledhjen e sotme me ekspertët për të bërë ndryshimet përfundimtare.

Gjithashtu ditën e nesërme, e martë 16 qershor do të mblidhet edhe Komisioni parlamentar për reformën zgjedhore për të informuar dhe paraqitur ndryshimet e arritura që do të reflektojnë marrëveshjen e arritur mes palëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!