Google ka shpjeguar pse mungoi për disa javë informacioni në një fotografi të Winston Churchill.
Imazhi i tij u zëvendësua nga një siluetë gri. Ndërkohë, kishte shqetësim që Google po censuronte figurën pas polemikave mbi statujën e ish-kryeministrit , dhe sekretari i kulturës Oliver Dowden kontaktoi gjigantin e kërkimit lidhur me këtë.
Google tha që gabimi kishte ndodhur kur u përpoq të ndryshonte foton.
Në fotografi mungonte kutia informacionit e cila shfaqet në anën e djathtë të kërkimeve për emrin e tij.
Në një seri tweetesh, Google shpjegoi se në fund të prillit kishte marrë kritika se fotografia e cila ishte duke u përdorur dhe që ishte zgjedhur automatikisht, ishte e Churchilli në moshë më të re, dhe për rrjedhojë më pak i njohur për publikun.
Gjiganti i kërkimit ka sqaruar se tashmë problemi është rregulluar, dhe fotoja është zëvendësuar. /abcnews.al