Rritja drastike e rasteve me Covid-19, rifuten në karantinë mbi 15 milion banorë në Indi

schedule15:56 - 15 Qershor, 2020

schedule 15:56 - 15 Qershor, 2020

Të premten do të vendoset sërish karantina për të paktën 15 milion banorë në qytetin Indian të Chennai-t dhe disa distrikte të tjera. Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarët e Shëndetit në vend, ndërsa shkak është bërë rritja kritike e rasteve me koronavirus.

“Karantinë e plotë nga data 19 për distriktet Chennai, Thiruvallur, Chengalpet dhe Kanchipuram,” qeveria e Tamil Nadu njoftoi në një postim në Twitter.

Kufizimet do të qëndrojnë në fuqi deri në fund të qershorit.

India, shtëpia e 1.3 miliardë banorëve, përgjatë javëve të fundit hoqi gradualisht karantinën mbarëkombëtare, edhe pse rastet e reja po shtoheshin. Tamil Nadu, me kryqytet Chennai-n, është shteti i dytë më i goditur nga pandemia pas Maharashtra s.

Shteti jugor numëron pak më shumë se 44,000 raste nga gjithë totali prej 332.424 të infektuarish, sipas shifrave zyrtare. Vendimi u mor pas rekomandimeve nga një panel ekspertësh. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!