Një tifoz u fut në fushë në ndeshjen që Barcelona zhvilloi kundër Mallorca. Djaloshi nga Franca i shpëtoi forcave të sigurisë, duke u futur brenda në stadium, por nuk e realizoi dot qëllimin e tij për të patur një foto me Leo Messin.
Barcelona and Mallorca were playing a match today in a stadium with no fans and THERE STILL MANAGED TO BE A PITCH INVADER. pic.twitter.com/tRGZOUdKA1
— Jeff Eisenband (@JeffEisenband) June 13, 2020
Me Jordi Alban e shkrepi një me telefonin e tij, kurse me argjentinasin është tjetër histori. “Policia më detyroi të fshi gjithçka dhe plani dështoi për shkak të nervave të mia. Messi është idhulli im. Para se të shtyhej ndeshja, ideja ime ishte të bëja një foto me të. Ëndërroj ta takoj atë”, është shprehur tifozi.
Për të tashmë ka një procedim, pasi ka thyer rregullat e vendosura nga autoritetet dhe pritet të merret një dënim për të. /abcnews.al

